Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi është shprehur e kënaqur me funksionalizimin e Spitalit të Pedriatrisë në Mitrovicë, mirëpo pati kritika, pasi sipas saj, ky ka mundur të funksionalizohet më herët.
“Edhe pse vonë, edhe pse ka mundur të punohet më shpejt e të bëhet gati më herët, funksionalizimi i Spitalit të Pediatrisë në Mitrovicë i gëzon qytetarët dhe profesionistët shëndetësor të kësaj ane”, ka shkruar ajo në Facebook.
“Përpjekjet e mia si deputete për funksionalizimin e këtij spitali ishin të vazhdueshme. Nevojën e qytetarëve dhe zërin e profesionistëve shëndetësor e kisha paraqitur si problem në vazhdimësi, e pastaj edhe si amandament ku dhe kishte kaluar me sukses”, ka shtuar ajo.
Sipas saj, pushteti duhet të punojë shumë seriozisht në këtë fushë. Duhet seriozisht të përkujdeset për kushtet e punës dhe dinjitetin e profesionistëve shëndetësor, sepse numri i ikjes së mjekëve nga sektori publik është i frikshëm.