×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky do jetë moti për të hënën dhe të martën

    Reporteri
    24 Mars 2019 | 22:38

    Edhe dita e hënë do të mbetet me kushte të njëjta meteorologjike, pra do jetë e nxehtë si vikendi i kësaj jave.


    Por nga e marta moti do të pësoi ndryshime, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, trasnmeton Reporteri.net.

    Përveç diellit, motin do ta karakterizojnë edhe vranësirat e dendura dhe të paqëndrueshme, ku vende-vende do të shoqërohen me riga lokale të shiut, kurse në perëndim në viset malore me lartësi mbidetare mbi 1500m reshjet e shiut do të shoqërohen edhe me fjolla të lehta bore, por që sasia e përgjithshme e reshjeve nuk parashihet të jetë e lartë.

    Kështu që vendi do të vazhdojë të mbetet me deficit të reshjeve.
    Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit, parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-21gradë Celsius.

    Shtypja atmosferike mbetet rreth vlerave të normales, por të martën do të pësojë rënie edhe nën vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11m/s. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!