Behgjet Pacolli ka kontrabanduar në Shërbimin e Jashtëm një kryetar dege të partisë së tij.
Ngadhnjim Makollin e ka emëruar konsull, nën arsyen se ai ishte përzgjedhur nëpërmjet një konkursi të shpallur në fund të marsit të sivjetmë, ani se në listën e publikuar me të përzgjedhurit kurrkund nuk figuronte emri i tij.
Pacolli është ministër në detyrë i Punëve të Jashtme dhe e drejton Aleancën Kosova e Re (AKR). Makolli, ndërkaq, në vitin 2017 ishte zgjedhur kryetar i degës së dytë të kësaj partie në Prishtinë. Në zgjedhjet e fundit lokale ai ishte kandidat i AKR-së për Kuvendin Komunal të Prishtinës, por nuk kishte mundur të merrte vota mjaftueshëm për t’u zgjedhur anëtar, shkruan Koha Ditore.
Mbështetur në një vendim që mban firmën e Pacollit, nga 1 gushti ai është dashur t’ia niste punës prej diplomati.
“Z. Ngadhnjim Makolli emërohet konsull në Misionin Diplomatik të Republikës së Kosovës në Kanberra/Australi”, thuhet në pikën e parë të vendimit. “Z. Ngadhnjim Makolli i bëhet barasvlerësimi i gradës konsullore nga grada konsull në gradën diplomatike sekretar i parë”, vijohet në pikën e dytë.
Në preambulë të vendimit theksohet mes të tjerash se emërimi është bazuar “edhe në propozim të komisionit përzgjedhës të panelit intervistues, në konkursin e shpallur nga Ministria e Punëve të Jashtme më datë 12.3.2019 për zyrtar të Misionit Diplomatik.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.