×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Policit serb i digjet vetura në veri, Prokuroria: Dyshohet për akt të qëllimshëm

    Reporteri
    03 Prill 2024 | 10:17

    Një hetuesi policor të nacionalitetit serb, u raportua se  i është djegur vetura sot në veri të Mitrovicës.

    Nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës kanë thënë se dyshohet se vetura i është djegur qëllimshëm, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Në lidhje me këtë është iniciuar rast për veprën penale “Zjarrëvënia”.

    “Dyshohet që është djegie e qëllimshme, është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe ka urdhëruar që të iniciohet rast për veprën penale “Zjarrëvënia”, në bashkëpunim me policinë janë duke u ndërmarrë veprime hetimore që të zbulohen kryerësit”, ka thënë  për Reporteri.net. zëdhënësi i kësaj prokurorie, Valon Preteni

    Siç u raportua, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 05:00.

    Nuk pati tjetër përveç dëmeve materiale të veturës “Dacia” me targa serbe, e cila u dogj tërësisht.

    Mediumi lokal “Kossev” ka publikuar edhe pamjet e veturës së djegur. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!