×
  • Lajme
  • Botë

    Tërmeti i fuqishëm në Tajvan kapet nga kamerat brenda makinës në lëvizje, mjetet thuajse hidhen në ajër

    Reporteri
    03 Prill 2024 | 10:20

    Nga tërmeti i fuqishëm që goditi sot Tajvanin, janë lënduar mbi 711 persona si dhe të paktën 4 tjerë kanë humbur jetën.

    Raportohet se 77 persona kanë ngecur nën rrënoja të ndërtesa të shembura.

    Agjencia Kombëtare e Zjarrfikësve të Tajvanit (NFA) tha se të paktën katër persona u vranë, 711 u plagosën dhe 77 të tjerë mbeten të bllokuar pas tërmetit. Ashpërsia e lëndimeve dhe vendndodhja e atyre që janë të paarritshëm mbetet e paqartë, raporton CNN.

    Pamjet amatore të filmuara në pjesë të ndryshme janë vërtetë rrëqethëse, ku shihen ndërtesat e varura në këndin prej 45 shkallë, derisa shumë tjera janë shembur plotësisht./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!