×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kurrë më nën këtë gjenocid”, vajza e Jakup Krasniqit publikon një pjesë të fjalimit të tij në Hagë një vit më parë

    Reporteri
    03 Prill 2024 | 13:18

    Gresa, vajza e Jakup Krasniqit në llogarinë e saj në Facebook ka publikuar një pjesë nga fjalimi i Jakup Krasniqit një vit më parë në Hagë, shkruan Reporteri.net.

    E në këtë fjalim të një viti më parë, Krasniqi tregon se kishte qarë kur kishte parë të vrarët e familjes Jashari në një depocmaterialesh ndërtimore.

    Ai poashtu kishte kujtua fjalët e Demaçit i cili i kishte thenë se nuk ka fitore pa sakfrifica e pa luftë.

    “Kam qarë kur pashë në një depo materialesh ndërtimore të gjithë ata të vrarë të familjes Jashari. Adem Demaçi më tha ‘Jakup nuk ka fitore’ pa luftë dhe sakrifica. Unë e dija se ky ishte ‘çmimi i lirisë’. Unë po qaja për fëmijët, për pasardhësit e kombit tim, për ata që nuk patën mundësi të jetonin asnjë ditë të fëmijërisë së tyre,. Në ato momente e kuptova se nuk mund të jetoja më duke futur kokën në zall si struci. Ishin momente vendimtare. Në ato momente thashë ‘liri a vdekje’ por kurrë më nën këtë gjenocid”, thuhet në postim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!