×
  • Lajme
  • Lajme / Detaje

    Arrestohet 24 vjeçari në Ferizaj, si menaxher i një kompanie private dyshohet se përfitoi ilegalisht 35 mijë euro

    Reporteri
    03 Prill 2024 | 16:45
    Foto ilustrim

    Policia në Ferizaj ka arrestuar një 24 vjeçar, menaxher i një kompanie private, pasi i njëjti dyshohet se ka përfituar në mënyrë të paligjshme 35 mijë euro, shkruan Reporteri.net.

    I njëjti në periudhën janar-mars 2024 kishte arritur që përmes faturave dhe klientëve fiktiv, të përfitojë këtë vlerë të parave.

    Njoftimi:

    Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Rajoni Ferizaj, pas pranimit te informatës mbi dyshimin se një person ka bere përfitim personal ne mënyrë te paligjshme, ka filluar hetimet intensive lidhur me personin e dyshuar.

    Pas veprimeve hetimore është vërtetuar, se personi i dyshuar E.Q ( viti i lindjes 2000) m/k., me pozitë menaxher në një kompani private, në periudhën Janar-Mars 2024 kishte arritur që përmes fakturave dhe klientëve fiktiv, për vete të përfitoj një shumë të hollash në vlerë 35 mije euro, duke i shkaktuar dëm kompanisë ku ai mbante këtë pozite.

    Më këto veprime,  i dyshuari E.Q. duke mos zbatuar detyrimet që rrjedhin nga kontrata dhe përgjegjësitë si menaxher, dyshohet të ketë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike“  nga neni 284 i KPRK-së.

    Të gjitha veprimet hetimore kanë qenë të koordinuara me Kryeprokurorin e PTHF, dhe sot, me datë 03.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit E.Q., i cili është intervistuar në prani të avokatit të tij mbrojtës, ku pas intervistës, me aktvendim të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë.

    Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe arrestimin e të gjithë personave që kryejnë apo tentojnë kryerjen e veprave penale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!