Policia e Kosovës ka dhënë detaje për djegien e veturës të një zyrtari policor serb në veri të Kosovës.
Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur dje në orët e mëngjesit, teksa të dyshuarit ende nuk janë kapur.
Rasti është duke u hetuar.
“Mitrovicë Veri 03.04.2024-05:29. Ankuesi mashkull kosovar (zyrtar policor) ka raportuar se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri vetura e tij me targa të Serbisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Në lidhej me këtë rast, gjatë ditës së djeshme nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës kanë thënë për gazetën online Reporteri.net se dyshohet se vetura i është djegur qëllimshëm.
Në lidhje me këtë është iniciuar rast për veprën penale “Zjarrëvënia”.
“Dyshohet që është djegie e qëllimshme, është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe ka urdhëruar që të iniciohet rast për veprën penale “Zjarrëvënia”, në bashkëpunim me policinë janë duke u ndërmarrë veprime hetimore që të zbulohen kryerësit”, ka thënë për Reporteri.net. zëdhënësi i kësaj prokurorie, Valon Preteni. /Reporteri.net/
Policit serb i digjet vetura në veri, Prokuroria: Dyshohet për akt të qëllimshëm
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.