×
  • Lajme
  • Lajme / Lajme

    Ministria e Drejtësisë hap konkurs për 100 noterë të rinj

    Reporteri
    04 Prill 2024 | 10:35

    Ministria e Drejtësisë ka hapur konkurs për 100 noterë në tërë territorin e Kosovës, përcjell Reporteri.net.

    MD-ja bënë të ditur se konkursi do të jetë i hapur deri më 17 prill.

    “Njoftohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët dëshirojnë të aplikojnë në konkursin për zgjedhje të noterëve se: Ministria e Drejtësisë shpallë njëqind (100) pozita të lira për NOTER në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Afati për dorëzimin e dokumentacionit për aplikim deri më datën 17.04.2024 (e mërkurë)”, thuhet në njoftim.

    “Dokumentacioni për aplikim dorëzohet në Ministrinë e Drejtësisë (ish–Ndërtesa e Rilindjes) kati përdhesë, Arkivi i Ministrisë së Drejtësisë, Prishtinë, Republika e Kosovës, çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në ora 16:00. Link: (Konkursi dhe Aplikacioni/Kërkesa) https://md.rks-gov.net/page.aspx?id=1,46”, thuhet në njoftim

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!