×
  • Lajme
  • Lajme / 75 vjetori i NATO-s

    Haradinaj: Synimi ynë i vazhdueshëm është anëtarësimi në NATO

    Reporteri
    04 Prill 2024 | 11:00

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se synimi ynë i vazhdueshëm është, anëtarësimi në Aleancën më të fuqishme të sigurisë e të paqes në Glob-NATO.

    Kështu ka thënë Haradinaj në 75-vjetorin e NATO-s.

    “NATO, si garant i sigurisë e i paqes, sot shënon 75 vjetorin e saj. Në jubileun e 50-të, NATO në operacionin e saj më të madh ushtarak, ishte vënë në shërbim të mbrojtjes së popullit të Kosovës, ndërsa sot në 75 vjetorin e saj, vazhdon të jetë gardian i paqes në këtë pjesë të Ballkanit”, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj ka shtuar se Kosova është e bekueme e populli i saj përjetë mirënjohës-NATO-s, të udhëhequr nga SHBA.

    NATO-ja e feston përvjetorin e 75-të, por e ndien peshën e moshës

    “Kosova është e bekueme e populli i saj përjetë mirënjohës-NATO-s, të udhëhequr nga SHBA, për rolin jetik që pati në lirinë e Kosovës, e sot në ruajtjen e paqes, aq të brishtë, në këtë pjesë të Ballkanit. Synimi yni i vazhdueshëm është, anëtarësimi në Aleancën më të fuqishme të sigurisë e të paqes në Glob-NATO.

    Urimet më të mira për të gjithë pjesëtarët e kësaj Aleance, kudo ku janë nëpër Botë!”, është shprehur Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!