Emisari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach ka zhvilluar takime me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, si dhe me kreun e qeverisë, Albin Kurtin, shkruan Reporteri.net.
Për këtë takim ka njoftuar ambasada britanike në Kosovë, e cila ka bërë të ditur se me dy krerët e shtetit kanë folur për sigurinë rajonale, integrimin ndërkombëtar të Kosovës si dhe për çështjet bilaterale.
“Sot po mirëpresim të dërguarin e kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor në Kosovë. Ai filloi me takime me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, duke përfshirë sigurinë rajonale, integrimin ndërkombëtar të Kosovës dhe çështjet bilaterale”, thuhet në njoftimin e ambasadës britanike./Reporteri.net/