×
  • Lajme
  • Lajme / Diskutim edhe për sigurinë në vend

    Maqedonci takohet me emisarin Peach: Theksova se jemi të përkushtuar për anëtarësim në NATO dhe BE

    Reporteri
    04 Prill 2024 | 12:53

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur sot në takim emisarin britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, shkruan Reporteri.net.

    Në takim u diskutua rreth situatës së sigurisë në vend dhe rajon si dhe zhvillimin e FSK-së.

    Maqedonci ka falënderuar Peach për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Kosovës në çështjet e sigurisë.

    Postimi i plotë:

    Ishte kënaqësi e veçantë të pres sot në takim të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor të Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Lord Suart Peach.

    Diskutuam rreth situatës së sigurisë në vend dhe rajon, zhvillimin e FSK-së si dhe operacionin Interflex që po zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar me pjesëmarrje dhe të trupave të FSK-së.

    E falenderova për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka ofruar Kosovës në çështje të sigurisë, ruajtjes së integritetit territorial, veçanërisht me shtimin e trupave të saj në kuadër të KFOR-it pas sulmit në Banjskë.

    Theksova se jemi të përkushtuar në ruajtjen e stabilitetit dhe përmbushjen e synimit tonë si shtet për anëtarësim në NATO dhe BE.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!