×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani në takim me Peach thekson rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në KiE

    Reporteri
    04 Prill 2024 | 12:42

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lordin Stuart Peach, përcjell Reporteri.net.

    Siç njofton Presidenca, në takim u diskutua për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, si dhe mbi sfidat e sigurisë në rajon dhe përtej.

    Në temën e Këshillit të Evropës, Presidentja Osmani theksoi se anëtarësimi i Kosovës do të ishte triumf për demokracinë dhe për të drejtat e njeriut jo vetëm në Kosovë, por në mbarë Evropën. Tutje, Presidentja Osmani ritheksoi se përmes mekanizmave të ndryshëm që i ofron Këshilli do të mundësohej mbrojtja dhe garantimi i të drejtave të të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim.

    “Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen dhe ritheksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar në këtë drejtim, sikurse në çdo proces tjetër të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Në takim u diskutua edhe për situatën e sigurisë, me theks të veçantë në veriun e vendit”, njofton Presidenca.

    Emisari britanik takohet me Osmanin dhe Kurtin, flasin për sigurinë në rajon dhe integrimin ndërkombëtar të Kosovës

    Emisari britanik takohet me Osmanin dhe Kurtin, flasin për sigurinë në rajon dhe integrimin ndërkombëtar të Kosovës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!