×
  • Lajme
  • Lajme

    A u tërhoq krejtësisht nga politika – Flet Aida Dërguti

    Reporteri
    03 Shtator 2019 | 9:02

    Ish-deputetja e VV-së, më pas e PSD-së, Aida Dërguti ka konfirmuar përmes një shkrimi në Facebook se nuk do të jetë pjesë e listës zgjedhore për deputete, siç thotë nga asnjë subjekt politik.


    Ajo nuk ka treguar arsyen pse ka marrë një vendim të tillë, por thotë se vota e saj do të shkojë për kandidatët e PSD-së.

    Reporteri.net ka kontaktuar me Dërgutin për të marrë një përgjigje nëse ajo tërhiqet krejtësisht nga aktiviteti politik, por ajo nuk ka treguar një gjë të tillë.

    “Besoj se sqarimit tim në Facebook nuk kam çka t’i shtoj”, ka thënë shkurt Dërguti për Reporteri.net.

    Kujtojmë se Dërguti ishte nënkryetare e Kuvendit në legjislaturën e fundit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!