×
  • Lajme
  • Lajme / Djegia e trafos

    Ende pa rrymë shumë lagje në Prishtinë, deklarohet KEDS-i

    Reporteri
    04 Prill 2024 | 12:51

    Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike, KEDS, ka njoftuar para pak çastesh se prishja në nënstacionin Prishtina 3 vazhdon, shkruan Reporteri.net.

    KEDS ka njoftuar se ka angazhuar dhjetëra punëtorë që të rikthejë në punë sa më shpejt Nënstacionin Prishtina 3 të KOSTT-it.

    Megjithatë, nuk ka treguar se kur janë gjasat që rryma të kthehet.

    “Ekipet tona tashmë kanë përgatitur asetet e KEDS-it dhe jemi në pritje të përfundimit të punimeve nga ana e KOSTT-it, të cilët gjithashtu janë në vlugun e punës që ta rikthejnë sa më shpejt energjinë elektrike”, njoftoi KEDS-i.

    KEDS-i mbrëmë njoftoi se rreth 10 mijë konsumatorë janë ende pa rrymë./Reporteri.net/.

    KEDS-i publikon foto nga punimet në nënstacionin ‘Prishtina 3’, 10 mijë konsumatorë ende pa rrymë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!