×
  • Lajme
  • Lajme / Takimi në Bruksel

    Çështja e dinarit, Bislimi: Pala serbe nuk ishte e gatshme t’i jepte prioritet interesave të qytetarëve

    Reporteri
    04 Prill 2024 | 17:27

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi lidhur me takimin në nivel kryenegociatorësh në Bruksel për çështjen e dinarit ka thënë se pala serbe nuk ishte e gatshme t’i jepte prioritet interesave të qytetarëve, shkruan Reporteri.net.

    Propozimin e emisarit Lajçak, Bislimi ka thënë se e shohin konstruktiv dhe të duhur.

    “Sot mbajtëm një takim të tretë, duke synuar arritjen e një marrëveshje të mundësojë transferimin e mbështetjes financiare të Serbisë duke respektuar plotësisht rregulloren e BQK-së. Pala serbe ende nuk ishte e gatshme t’i jepte prioritet interesave të qytetarëve. Ne e shohim propozimin e emisarit evropian si konstruktiv dhe një bazë të mirë”, ka shkruar Bislimi.

    Pas takimit, emisari evropian, Miroslav Lajçak ka shkruar në platformën “X” se kanë arritur të përafrojnë qëndrimet e propozimeve mes dy palëve.

    “Arritëm të përafrojmë qëndrimet mes dy propozimeve të palëve. Planifikoj të vazhdoj diskutimet shumë shpejt bazuar në idetë e BE-së për kompromis”, shkroi ai në “X”.

    Për takimin në Bruksel, edhe Qeveria e Kosovës doli me një komunikatë.

    Pala kosovare, sipas komunikatës e ka cilësuar si konstruktiv propozimin e BE-së për gjetjen e një zgjidhje për dinarin, megjithatë Qeveria e Kosovës akuzon palën serbe për mungesë të bashkëpunimit duke kërkuar kohë shtesë dhe duke insistuar në licensimin e një etniteti ilegal, si “Postanska Banka”, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Ky ishte takimi i tretë në nivel të kryenegociatorëve për gjetjen e një zgjidhjeje për pranimin e mbështetjes financiare të Serbisë nga komuniteti serb në Kosovë. Propozimet tona për zgjidhje kanë qenë që nga fillimi brenda Rregullores së BQK-së dhe në pajtim me legjislacionin e Republikës së Kosovës e gjithashtu dhe propozimi i BE-së konsiderohet nga ana e jonë si propozim konstruktiv dhe në drejtimin e duhur./Reporteri.net/

    Pas dy javësh takimi i radhës në Bruksel për dinarin, diskutimet vazhdojnë bazuar në idetë e BE-së për kompromis

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!