Policia e Kosovës sot ka sekuestruar sot banesën restorantin e kryeterroristit serb, Milan Radoiçiq në Mitrovicën Veriore.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e veriut, Veton Elshani tha për Reporteri.net se aksioni tashmë ka përfunduar.
“Po ka përfunduar aksioni pas orës 17:00. Me urdhër të gjykatës konfiskohet restoranti ‘Grey’ dhe banesa në katin e gjashtë të objektit, në pjesën veriore të Mitrovicës. Po ashtu, i konfiskohet vila në Gazivodë në Zubin Potok”, tha Elshani për Reporteri.net.
Kurse, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka publikuar listën e aseteve të Radojçiqit që janë konfiskuar dhe sekuestruar deri tani.
“Dokumentet më poshtë janë lista të gjata të pasurive të shumta të konfiskuara dhe sekuestruara të një kryekrimineli që vet është bërë milioner ndërkohë që qytetarët e komunitetit serb i ka përdorur përmes frikës, kërcënimit dhe shantazhit.”
Haxhiu ka thënë se Radojçiq u bë milioner përmes krimit, ndërsa qytetarëve terrorin e varfërimin.
“Pra, për vete milioner përmes krimit e qytetarëve terrorin dhe varfërimin. Por, kjo epokë ka marrë fund. Ka ardhë koha që qytetarët të jetojnë të qetë e kriminelët të ndëshkohen.”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.