×
  • Lajme
  • Lajme / Thirrja për bojkot

    Partia e Jabllanoviqit u bën thirrje serbëve ta bojkotojnë regjistrimin e popullsisë

    Reporteri
    04 Prill 2024 | 18:40

    Partia e Serbëve të Kosovës që drejtohet nga Aleksandar Jabllanoviq u ka bërë thirrje thirrje qytetarëve në veri të Kosovës që të bojkotojnë regjistrimin e popullsisë të organizuar nga institucionet e Kosovës.

    Nëpërmjet një postimin në Facebook, kjo parti u ka bërë thirrje mos të japin asnjë te dhënë ekipeve, të shmangin dhe të injorojnë plotësisht të gjitha veprimet qe lidhen me regjistrimin e popullsisë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ata vlerësojnë se ky nuk është një regjistrim i popullsisë, por dëshira e kryeministrit Albin Kurti për të kuptuar se sa serb ka arritur të dëbojë që nga viti 2021.

    “Bojkotoni regjistrimin e ardhshëm, mos u jepni asnjë të dhënë ekipeve të regjistrimit, shmangni dhe injoroni plotësisht të gjitha veprimet që lidhen me regjistrimin e popullsisë. Ky nuk është një regjistrim i popullsisë, kjo është dëshira e Albin Kurtit për të kontrolluar suksesin e politikës së tij represive ndaj serbëve dhe për të parë në numra se sa serb ka arritur të dëbojë që nga viti 2021.”, thuhet në thirrjen e partisë së Jabllanoviqit.

    Po ashtu kjo parti ka folur edhe për tarifat e energjisë elektrike në veri të Kosovës.

    Ata kanë kërkuar rishikim të faturave.

    Nesër, më 5 prill në Kosovë do të nisë regjistrimi i popullsisë dhe ekonomive familjare.

    Regjistrimi i popullsisë parashihet të përfundojë pas më shumë se një muaji, konkretisht më 17 maj.

    Në regjistrimin e fundit në Kosovë i cili është bërë para 11 vjetëve ka dalë se Kosova kishte 1.7 milionë banorë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!