×
  • Lajme
  • Lajme / Veriu

    Gashi i LDK-së për Kurtin: Gjithmonë prodhon tensione të larta para se t’i lëshojë pe Serbisë

    Reporteri
    04 Prill 2024 | 21:58

    Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi tha se kryeministri Albin Kurti gjithmonë prodhon tensione të larta para se t’i lëshojë pe Serbisë. 

    Ai i përmendi krizën me targat, dokumentet, krizën e energjisë.

    “Ajo që është vërejtë në këto tri vitet e qeverisjes së z.Kurti në raport me situatën në veri ka qenë gjithmonë një tensionim para një lëshimi. Pra, gjithmonë është krijuar një situatë e tensionuar pastaj është bërë një lëshim duke filluar me targat, dokumentet, krizën me energjinë, marrëveshjen e Brukselit pastaj marrëveshja e Ohrit. Regjistrimi i pronës së Kishës Ortodokse, tashmë Marrëveshja për çështjen e përdorimit të valutës dhe po ashtu marrëveshja për lejmin e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri”, tha Gashi në T7.

    Sipas tij, këto janë lëvizje “tensionim për të shtensionuar dhe lëvizje që kërkojnë të krijojnë një simpati momentale popullore për të bërë një lëshim”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!