Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, duke folur për ngritjen e çmimeve dhe zhvillimin ekonomik, ka thënë se qytetarët e Kosovës po jetojnë më keq sesa para katër viteve.
Në televizionin “Dukagjini”, Hamza ka thënë se keqjetesa po bëhet shkaku i inflacionit.
“Nëse në 2019, 2018 ke ble një shportë me mallra me 100 euro sot nevojiten më shumë se 150 euro. Në kumulativ, norma e inflacionit, viteve të fundit, është diku, vetëm për një vit ka qenë 11.6 për vitin 2022, vetëm për një vit. Nëse e marrim në kumulativ del 23.5%. Nëse e marrim shportën e konsumatorit, të shumicës qytetarëve, sepse në mesatare hyn këto të luksit, po e marrim vetëm ushqimin del 36.3, nëse i marrim vetëm produktet bazike sigurisht më shumë. Kjo e ka varfëru qytetarin, sot nuk po emigrojnë vetëm ata që s’kanë punë por edhe ata që kanë punë”, tha ai.
Hamza ka kritikuar qeverinë e prirë nga Albin Kurti për mënyrën se si po e menaxhon ekonominë e Kosovës, teksa ka premtuar se në rast se fiton zgjedhjet dhe emërohet kryeministër, do të ketë ngritje të pagave.
“Në 2014 paga mesatare ka qenë 403 euro. I kam të dhënat deri më 2022, është 521 euro. Rasti i Kosovës, 29% rritje, Shqipëria në 2014, e ka pas pagën mesatare më të vogël 325 euro, sot e ka 678 euro. Në Kosovë 29% në Shqipëri sot më shumë se 100%. Maqedonia, në vitin 2014, 511 euro paga mesatare, sot 894, rritje për më shumë se 70%”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.