Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se as nuk diskutohet kthimi i Vjosa Osmanit në LDK dhe shanset për këtë janë zero.
“Vjosa Osmani si elektorat mundet me u kthy por jo si lidership”, ka thënë Gashi në T7. Ai ka komentuar edhe pyetjen nëse Osmani mund të jetë kandidate për kryeministre.
“Nuk ka shanse, zero shanse”, ka thënë ai.
“Vjosa nuk është LDK, ka dalë vetë nga LDK ka formu një parti tjetër. Vjosa nuk është më LDK, ka parti tjetër…As nuk është opsion, as nuk diskutohet, as nuk ka mundësi me u diskutu”, tha ai.
“S’e marrim ne se nuk na duhet”, u shpreh Gashi për mundësinë që Osmani të kthehet në LDK.
Ai tha se edhe pse Osmani është presidente e vendit, ajo sipas tij ka qenë palë me qeverinë në disa raste.
“Në detyrë duhet të ketë sjellje presidenciale dhe të mos përzihet në zgjedhje. Shpesh ka qenë palë me qeverinë, duke filluar nga rasti i kryeprokurorit të shtetit, kryetares së KQZ-së dhe disa raste tjera ka qenë palë. Nuk ka qenë presidenciale”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.