×
  • Lajme
  • Lajme / Popullsia e Kosovës

    Sot nis regjistrimi i popullsisë, zgjat për më shumë se një muaj

    Reporteri
    05 Prill 2024 | 7:30

    Gjatë ditës së sotme, (më 5 prill), nis regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave (ReKos 2024). 

    Ky proces do të zgjasë për më shumë se një muaj, deri më 17 maj 2024.

    Një ditë para fillimit të regjistrimit të popullsisë, Agjencia e Statistikave të Kosovës ka lëshuar një sqarim për media në të cilën theksohet rëndësia e këtij projekti. Agjencia e Statistikave të Kosovës në prag të fillimit të këtij projekti ka thënë se pjesëmarrja në Regjistrimin e Popullsisë nuk është vetëm një detyrë qytetare, si akt i fuqishëm përfaqësimi, por është edhe obligim ligjor.

    Në njoftim është thënë se regjistrimi i popullsisë nuk është vetëm një numërim i popullsisë, por është një përpjekje gjithëpërfshirëse që paraqet një pamje të detajuar se kush jemi, ku qëndrojmë dhe ku mund të shkojmë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    ASK bënë me dije se informacioni i mbledhur gjatë regjistrimit të popullsisë do të shërbejë si bazë për vendimmarrje kritike, që prek çdo aspekt të jetës, nga kujdesi shëndetësor, arsimi, zhvillimi i infrastrukturës e deri te ndarja e burimeve dhe planifikimi i politikave.

    “Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë nuk është vetëm një detyrë qytetare, si akt i fuqishëm përfaqësimi, por është edhe obligim ligjor. Duke u siguruar që ju dhe familja juaj të numërohen, ju shprehni praninë tuaj dhe kontribuoni në formësimin e së ardhmes sonë. Dua t’ju siguroj të gjithëve se procesi i regjistrimit të popullsisë është projektuar me respektin maksimal për privatësinë dhe konfidencialitetin tuaj. Informacioni i mbledhur përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore, duke ndihmuar në ndërtimin e një shoqërie më të fortë dhe më gjithëpërfshirëse. Është një mundësi për t’u dëgjuar, për të kërkuar hapësirën tuaj dhe për të kontribuar në të ardhmen tonë kolektive. Le ta përqafojmë këtë mundësi, thuhet tutjenë njoftim.

    ASK shpreh mirënjohje për angazhimin e stafit prej mbi 5.000 persona dhe të qytetarëve për një bashkëpunim në një moment kyç, ku çdo person ka rëndësi.

    Regjistrimi i fundit i popullsisë është kryer më 2011. Sipas këtij regjistrimi, Kosova ka mbi 1.7 milionë banorë.

    Për dallim nga hera e kaluar, ky proces edhe në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës dhe do të ketë edhe formularë shtesë për dëmet e luftës.

    Kushdo që e bojkoton procesin rrezikon të gjobitet nga 30 deri në 20 mijë euro./Reporteri.net/

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!