Të shtëna me armë zjarri ka pasur gjatë ditës së djeshme në Pejë.
Policia e Kosovës njofton dy persona kanë raportuar se është shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të tyre. Sipas dëshmisë, të dyshuarit ishin në një motoçikletë në lëvizje në momentin kur kanë shtënë me armë zjarri drejt viktimave, duke e lënë të lënduar njërin prej tyre.
Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar 5 gëzhoja dhe në veturë të viktimave ka vërejtur 4 vrima që dyshohet se janë si pasojë e predhës së fishekut.
“Pas pranimit të informatës për disa të shtëna me armë zjarri njësiti policor në afërsi të vendit të ngjarjes ka takuar një veturë në të cilën ishin dy viktimat meshkuj kosovarë të cilët kanë deklaruar se në drejtim të tyre nga një motoçikletë në lëvizje, nga dy persona të panjohur është shtënë disa herë me armë zjarri.
Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar 5 gëzhoja dhe në veturë të viktimave ka vërejtur 4 vrima që dyshohet se janë si pasojë e predhës së fishekut. Njëri nga viktimat ka pësuar lëndim të lehtë. Lidhur me rastin pas konsultimit të prokurorit rasti inicohet dhe i njëjti trajtohet nga njësitë kompetente policore”, njofton Policia e Kosovës. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.