×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë

    Kërkohej për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi, arrestohet 25-vjeçari në Kaçanik

    Reporteri
    05 Prill 2024 | 14:05

    Policia e Kosovës ka arrestuar 25-vjeçarin e dënuar me 12 muaj burgim për keqpërdorimin e fëmijëve në pornografi, përcjell Reporteri.net.

    Në njoftimin për media thuhet se ai ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.

    “Ai ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale: ‘‘“Keqpërdorim i fëmijëve ne pornografi ” me dënim burgimi prej dymbëdhjetë (12 ) muajve dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!