Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar lidhur me publikimin e zv/ministres serbe në Qeverinë e Kosovës, Vesna Mikiq.
Mikiq duke folur për 20 vjetorin e bombardimeve në Serbi, tha se u bë qëllimisht gjenocid i planifikuar nga NATO.
E për këtë deklaratë të saj, deputetja Musliu kërkon që kryeministri Ramush Haradinaj ta shkarkojë atë menjëherë.
“R E A G I M. Kjo zv.Ministre nuk guxon të paguhet nga taksat tona. Kryeminister Haradinaj, shkarkoje menjëherë! Boll më kemi toleruar por jo deri në pafundesi. Ndytësirat si kjo nuk i shërbejnë as serbëve të Kosovës. Le të shkoj të jetoj në ‘shtetin e saj sovran’”, ka shkruar Musliu në Facebook.
Mbetet të shihet nëse Haradinaj do të merr masa ndaj zv.ministres serbe dhe ta plotëson kërkesën e deputetës Musliu.
Kujtojmë se Mikiq është zv.ministre e Drejtësisë, dikaster ky që drejtohet nga Abelard Tahiri, bashkëpartiak i deputetes Musliu. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.