×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    Shefi i stafit të Konjufcës pasi Gazeta Reporteri publikoi sondazhin e UBO-s: “Opozita left the chat”

    Reporteri
    06 Prill 2024 | 10:46

    Ilir Kërçeli, shefi i stafit të kryekuvendarit Glauk Konjufca, ka reaguar pas publikimit të sondazhit të UBO Consulting nga gazeta online Reporteri.net.

    Ai përmes një postimi në Facebook ka thumbuar partitë opozitare duke thënë se “lanë muhabetin”, pasi së bashku dolën 40%, kurse VV doli 49.5%, shkruan Reporteri.net.

    “Sondazhi i fundit nga UBO Consulting:
    (Pa mërgatën)
    Lëvizja VETËVENDOSJE! 49.5 %
    PDK + LDK + AAK 40 %
    Opozita left the chat”, ka shkruara ai.

    Në sondazhin e fundit të realizuar nga kompania UBO Consulting ka disa ndryshime në përqindje. Sondazhi, të dhënat e të cilit i ka publikuar mbrëmë gazeta online Reporteri.net, është realizuar gjatë pjesës së parë të muajit mars me 907 respondentë dhe me margjinë të gabimit plus-minus tre për qind.

    Gjatë omnibusit të rregullt të UBO Consulting, qytetarët janë pyetur edhe në sondazhin se për kë do të votonin nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel.

    Sipas të dhënave që ka siguruar gazeta online Reporteri.net, Lëvizja Vetëvendosje në tre muajt e fundit ka rritje të lehtë me 49.5 për qind. PDK-ja ka rënë pak me 17.1 për qind ndërsa LDK-ja ka rënie pak më të madhe me 16 për qind, duke u renditur si forca e tretë politike në Kosovë.

    Sondazhi i kryer në kuadër të omnibusit të rregullt, është realizuar para urdhrit të Qeverisë për tokat e manastirit të Deçanit dhe para se PDK-ja ta shpallte Bedri Hamzën kandidat për kryeministër.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!