×
  • Lajme
  • Lajme / Reagon nënkryetarja

    LDK me vetëm 16% në sondazhin e UBO-s, Hykmete Bajrami: Realitet fiktiv, propagandë

    Reporteri
    06 Prill 2024 | 12:22

    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me rezultatet e sondazhit të “UBO Consulting” që u publikuan mbrëmë nga gazeta online Reporteri.net. Matjen e fundit të opinionit publik, sipas të cilave Lëvizja Vetëvendosje renditet e para me 49.5 përqind, PDK’ja e dyta me 17.1 përqind dhe LDK’ja e treta me 16 përqind, deputetja e LDK’së e ka quajtur realitet fiktiv dhe propagandë.

    Bajrami ka thënë se këto sondazhe i vijnë qeverisë sa herë që ka ndonjë krizë, duke shtuar se realiteti është ndryshe nga rezultatet.

    “Mbajeni në mend, sa herë që ka një krizë, qeverisë i vjen një sondazh i ri. Herën e kaluar në ditën e faturave dyfysh të energjisë elektirke, këtë herë në periudhën e shpërfaqjës së korrupcionit përmes kontratave sekrete e pazareve në katër sy. Duan të paraqesin një realitet tjetër – fiktiv. Të na thonë se ne jemi vet. Se shumica është me ata – të kënaqur si dikur”, ka thënë Bajrami.

    Ajo ka marr shembull sondazhin për zgjedhjet lokale, sipas të cilit, Arben Vitia dilte i pari e Uran Ismaili i dyti, por në fund zgjedhjet i kishte fituar Pëparim Rama i LDK’së, që renditej i treti.

    “Kur flasim për sondazhe kujtoni vetëm pak zgjedhjet lokale. Gjithë ekzaltimin e pushtetit atëherë, gjithë ‘kredibilitetin’ e matësve – një natë para zgjedhjeve. Fundin e dini të gjithë”, ka shkruar Bajrami.

    Postimi i saj i plotë:

    Na qenkan ekzaltuar – sërish – pushtetarët me sondazhe

    Këtë herë paskan treguar gjenerozitet, na paskan ulur vetëm në 16%.

    Me sondazhe mund të na ulin edhe më shumë, do ta bejnë javëve në vijim, por realiteti ndryshon nga sondazhet e tyre.

    Mbajeni në mend, sa herë që ka një krizë, qeverisë i vjen një sondazh i ri.

    Herën e kaluar në ditën e faturave dyfysh të energjisë elektirke, këtë herë në periudhën e shpërfaqjës së korrupcionit përmes kontratave sekrete e pazareve në katër sy.

    Duan të paraqesin një realitet tjetër – fiktiv. Të na thonë se ne jemi vet. Se shumica është me ata – të kënaqur si dikur.

    Propaganda është mjet i tyre dhe kjo është veçse një mjet.

    Kur flasim për sondazhe kujtoni vetëm pak zgjedhjet lokale. Gjithë ekzaltimin e pushtetit atëherë, gjithë ‘kredibilitetin’ e matësve – një natë para zgjedhjeve.

    Fundin e dini të gjithë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!