×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Policia jep detaje për aksidentin në Klinë: Janë lënduar 9 persona

    Reporteri
    06 Prill 2024 | 13:27

    Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën në qytetin e Klinës, konkretisht në rrugën “Bedri Mustafa”.

    Nga Policia rajonale e Pejës kanë konfirmuar për Reporteri.net se në këtë aksident janë lënduar nëntë persona.

    “Rreth orës 00:00 ka ndodhur një aksident në Klinë në mes dy veturave. Si pasojë e aksidentit 9 persona kanë pësuar lëndimë trupore”, ka thënë zëdhëndës polici për rajonin e Pejës, Driton Rugova për Reporteri.net.

    Ai ka bërë të ditur se të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal për tretman mjekësor.

    “Ndërsa për rastin është duke u marur njësia e trafikut rajonal”, ka thënë Rugova. /Reporteri.net/.

    Dy vetura bëhen “llom” në një aksident në Klinë, dyshohet se janë lënduar disa persona

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!