×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Ujësjellësi “Prishtina”: Palë të treta kanë dëmtuar gypat, lagja Kalabria pa ujë

    Reporteri
    06 Prill 2024 | 13:49

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, thotë se palë të treta po dëmtojnë gypat e ujësjellësit, duke punuar.

    Sipas kësaj kompanie, kjo është një dukuri pothuajse e përditshme.

    “Dëmtuan gypin fi 250 mm në rrugën “Ali Vitia” në lagjen Kalabria në Prishtinë. Për këtë rast është njoftuar Inspektorati komunal”, thuhet në postimin e KRU-së në Facebook.

    “Ekipet teknike fantastike të KRU” Prishtina” janë në vendin e ngjarjes për të sanuar defektin dhe po bëjnë çmos që furnizimi me ujë të rikthehet sa më shpejtë në rrugën e lartëcekur”, thuhet gjithashtu në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!