Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht, ku do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Partia Socialiste Evropiane (PES), në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet evropiane në qershor të këtij viti.
Gjatë qëndrimit atje, kryeministri do të ketë takime me përfaqësues dhe liderë të partive të ndryshme simotra.
PES do të mbajë sot konferencë dhe takim udhëheqës në Bukuresht. Aty do të marrin pjesë kandidati i përbashkët i PES për zgjedhjet evropiane Nicolas Schmit, presidenti i PES Stefan Lofven, kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu, kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, presidenti i S&D dhe zëvendëspresident ekzekutiv i PES Iratxe García, Katarina Barley nga SPD Gjermani dhe zëvendës presidente ekzekutive e PES.
Partia e Socialistëve Evropianë (PES) është një parti politike socialdemokrate dhe progresive evropiane. PES përbëhet nga parti politike të nivelit kombëtar nga të gjitha shtetet e zonës ekonomike evropiane (EEA). /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.