×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Macroni të hënën pret Vuçiqin në pallatin Elysée: Normalizimi me Kosovën, çështje integrale e anëtarësimit në BE

    Reporteri
    06 Prill 2024 | 19:01
    Emmanuel Macron, President i Francës

    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do ta presë homologun serb, Aleksandar Vuçiq, të hënën në mbrëmje në Pallatin Elysée.

    Macon dhe Vuçiq pritet të diskutojnë për integrimin evropian të Serbisë dhe marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Kosovës, njoftoi Presidenca e Republikës Franceze në një deklaratë për media të premten, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Presidenti serb  do të pritet rreth orës 20:00 në pallatin presidencial, për një deklaratë të përbashkët për shtypin e ndjekur nga një darkë mes dy krerëve të shtetit.

    Siç shkruan gazeta franceze “Le Figaro”  Macron “do të riafirmojë, me këtë rast, lidhjen e tij dhe mbështetjen e plotë për integrimin evropian të Serbisë” por duke bërë të qartë  se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është pjesë integrale e procesit të anëtarësimit në BE.

    Kujtojmë se në takimin e fundit në muajin dhjetor të vitit 2023, vendet anëtare kishin kërkuar nga Komisioni Evropian që më së voni deri në fund të muajit janar të këtij viti, të dorëzojnë propozimin për ndryshimin e kornizës negociuese për Serbinë.

    Kapitulli i 35-të i negociatave të anëtarësimit, i cili quhet “çështjet tjera”, nuk ka të bëjë me legjislacionin e BE-së, por në këtë kapitull vendosen gjërat specifike që kërkon BE-ja apo ndonjë vend anëtar. Në rastin e Serbisë ai përfshin edhe normalizimin e raporteve me Kosovën. /Reporteri.net/

    BE-ja ende pa pajtim rreth ndryshimeve të kornizës negociuese për Serbinë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!