×
  • Lajme
  • Lajme

    Pretendimi i Vuçiq: U parandalua një tentim për ta kryer çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

    Reporteri
    06 Prill 2024 | 17:40

    Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka pretenduar se u parandalua një tentim për ta kryer çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

    Vuçiq,  tha se të premten, më 5 prill, se “disa u përpoqën të përfundonin gjithçka para vendimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës”.

    Sipas ti, kjo “është parandaluar falë ndërhyrjes së dy vendeve”.

    “Ata u përpoqën dje para vendimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për të përfunduar gjithçka, dhe falë ndërhyrjes së dy vendeve, kjo nuk ndodhi”, u tha Vuçiç gazetarëve më 6 prill në selinë e Partisë Progresive Serbe , ku koalicioni qeverisës po mbledh nënshkrime për zgjedhjet e Beogradit.

    Vuçiq nuk specifikoi ndonjë përpjekje ose cilat vende ishin të përfshira.

    Ai shtoi se më 7 prill do të udhëtojë për në Paris, ku do të ketë takime të rëndësishme dhe një takim me presidentin francez Emmanuel Macron.

    “Ne po përballemi me ditë të vështira sa i përket vendimeve që kanë të bëjnë me anëtarësimin e Prishtinës në Këshillin e Evropës, në Kombet e Bashkuara, presion të ashpër nga rajoni, Evropa dhe bota për këtë çështje, por vendi duhet të zhvillohet”, tha Vuçiq.

    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të votojë për pranimin e Kosovës më 16 prill, ndërsa vendimi përfundimtar pritet në mbledhjen e Komitetit të Ministrave më 16 maj.

    Më 5 prill, me urdhër të Vuçiqit, Serbia formoi një Grup Punues për koordinimin e aktiviteteve të autoriteteve shtetërore që punonin në planin e “parandalimit të pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!