×
  • Lajme
  • Lajme / Reagime

    Sondazhi nxori LDK-në të tretën, por Haziri thotë se po punojnë drejt “rikthimit të madh”: Nuk ka kush na ndalë

    Reporteri
    06 Prill 2024 | 19:37

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka reaguar pas publikimit të sondazhit të fundit të realizuar nga kompania UBO Consulting që ka publikuar mbrëmë gazeta online Reporteri.net, i cili e renditë LDK-në, si forcën e tretë politike në Kosovë.

    Haziri në reagimin e tij pretendon për një “fushatë sondazhi për të sulmuar LDK-në”. Kjo, thotë ai vjen pas opozitarizmit racional, punës në terren, interpelancës për tenderët njëburimorë dhe videos së djeshme të kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

    Ai shprehet se po punojnë drejt “rikthimit të madh”

    “Një javë pas opozitarizmit racional e të faktuar, punës së jashtëzakonshme në terren me qytetarët, interpelancës për tenderët njëburimor dhe videos së djeshme të kryetarit të LDK-së, paskan tentuar me fushatë ‘sondazhi’ të na sulmojnë. Ne ecim para drejt rikthimit të madh. Nuk ka kush na ndal. Ne kemi vendosur të punojmë deri në ditën e zgjedhjeve pa u ndal. LDK, shpresë e besë për Kosovën!”, ka shkruar Haziri ne “Facebook”.

    Në sondazhin e fundit të realizuar nga kompania UBO Consulting që ka publikuar gazeta online Reporteri.net Lëvizja Vetëvendosje në tre muajt e fundit ka rritje të lehtë me 49.5 për qind, PDK-ja ka rënë pak me 17.1 për qind, ndërsa LDK-ja ka rënie pak më të madhe me 16 për qind, duke u renditur si forca e tretë politike në Kosovë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!