×
  • Lajme
  • Lajme / 9 qershor

    Sondazhi i UBO-s, Çitaku sfidon VV-në: Nëse jeni të kënaqur ejani shkojmë në zgjedhje, PDK është gati

    Reporteri
    06 Prill 2024 | 20:03

    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku  ka reaguar pas publikimit të sondazhit të fundit të realizuar nga kompania UBO Consulting që ka publikuar mbrëmë gazeta online Reporteri.net, i cili e renditë PDK-në, si forcën e dytë politike në Kosovë.

    Çitaku ka sfiduar VV-në duke i bërë thirrje që të maten në zgjedhje. PDK është gati, thotë ajo, duke përmendur edhe datën 9 qershor të propozuar nga kreu i PDK-së, Memli Krasniqi.

    “Sondazhet janë sondazhe. Herë ia qëllojnë, herë jo. Zgjedhjet janë zgjedhje. Ato janë të sakta
    VV, nëse jeni të kënaqur, ejani shkojmë në zgjedhje. 9 Qershor? PDK është gati”, shkruan Çitaku.

    Në sondazhin e fundit të realizuar nga kompania UBO Consulting që ka publikuar gazeta online Reporteri.net Lëvizja Vetëvendosje në tre muajt e fundit ka rritje të lehtë me 49.5 për qind, PDK-ja ka rënë pak me 17.1 për qind, ndërsa LDK-ja ka rënie pak më të madhe me 16 për qind, duke u renditur si forca e tretë politike në Kosovë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!