×
  • Lajme
  • Lajme / Policia jep detaje

    Zjarr në një mal të Gërlicës së Kaçanikut, zjarrfikësit dalin në vendngjarje

    Reporteri
    06 Prill 2024 | 21:34

    Një zonë malore në fshatin Gërlicë e Epërme në komunën e Kaçanikut, është përfshirë nga zjarri.

    Lajmin për gazetën online Reporteri.net e  ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Ai ka thënë se brigada e zjarrfikësve të Kaçanikut menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.

    “Me datën 06.04.2024 rreth orës 19:35 kemi pranuar një informacion se në fshatin Gërlicë e Epërme , tek lagjja “Prushaj” në Kaçanik, një zonë malore është përfshirë nga zjarri.

    “Janë njoftuar brigada e zjarrfikësve të Kaçanikut, të cilët menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes në përpjekje për ta shuar zjarrin, ndërsa edhe ekipe të policisë janë atje”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!