×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdojnë reagimet nga LDK, Hamiti: Qeverisja e dështuar e Kurtit po bëjnë sondazhe të stisura

    Reporteri
    06 Prill 2024 | 22:21
    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti

    Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së, Muhamet Hamiti  ka thënë se qeverisja e dështuar e VV-së, po bëjnë sondazhe të paguara e të stisura për qejfin e vet.

    Ai tha se po tu besosh këtyre sondazheve del që qytetarët janë të kënaqur me pasojat e sanksioneve ndërkombëtare dhe pranimin e “Zajednicës”.

    “Qeverisjen e dështuar të Vetëvendosjes po ua ëmbëlsojnë militantëve me rezultate të sondazhit të paguar e të stisur për qejfin e vet. Zgjedhjet vijnë! Po t’u besosh sondazheve të stisura del që kosovarët janë të kënaqur me pasojat e sanksioneve ndërkombëtare që po i vuajmë falë Qeverisë Kurti. Të kënaqur që i kemi punët më keq tash. Të kënaqur që Albin Kurti e ka pranuar draft-statutin e “Zajednicës”, më saktë autonominë politike-territoriale për serbët. Zor me e besue!”, ka shkruar ai.

    Sipas të dhënave të sondazhit që e ka publikuar të premten gazeta online Reporteri.net, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të jetë forca e parë politike në Kosovë. Madje, partia e kryeministrit Albin Kurti në tre muajt e fundit ka rritje të lehtë në përqindje duke shkuar në 49.5%.

    PDK-ja vazhdon të pozicionohet e dyta në renditje, sipas UBO Consulting, duke rënë pak, me 17.1 për qind.

    Ndërsa LDK-ja, sipas sondazhit, në tre muajt e fundit ka rënien pak më të madhe dhe duke rezultuar në 16 për qind, duke u renditur kështu si forca e tretë politike në Kosovë, me trendin më të madh të rënies në muajt e fundit, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Sondazhi i fundit i UBO-s: VV-ja e para, PDK-ja e dyta dhe LDK-ja e treta

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!