×
  • Lajme
  • Lajme / Dita e Kushtetutës

    Haxhiu: Kushtetuta ka mision mbrojtjen e interesave të popullit pa ndikime

    Reporteri
    09 Prill 2024 | 15:53

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se Kushtetuta ka misionin themelore për të mbrojtur dhe shërbyer interesat e popullit në mënyrë të drejtë dhe pa ndikime, shkruan Reporteri.net.

    Në një postim të bërë në Facebook, Haxhiu ka thënë se çdo shtrembërim apo neglizhencë e përdorim i gabuar i fuqisë së Kushtetutës, ulë kredibilitetin për të cilin siç thotë ajo nuk duhet lejuar.

    “Prandaj, urojmë që Kushtetuta e Kosovës të kultivohet dhe të avancojë në frymën e saj demokratike, duke garantuar gjithmonë mbrojtjen e interesave të shtetit dhe duke i trajtuar me përparësi dhe respekt interesat e qytetarëve”, ka shkruar ajo mes tjerash.

    Postimi i plotë:

    Republika e Kosovës sot shënon 16-vjetorin e Kushtetutës së saj. Si akti më i lartë normativ, Kushtetuta ka misionin themelor për të mbrojtur dhe shërbyer interesat e popullit në mënyrë të drejtë dhe pa ndikime të jashtme.

    Fryma e saj demokratike është thelbi i vlerës së saj, i cili nuk mund të zëvendësohet.

    Ne urojmë dhe angazhohemi që zbatimi i Kushtetutës të respektojë këtë frymë të lirë, të plotë dhe të përgjegjshme përpara ligjit, duke përfshirë të gjithë ata që marrin vendime kushtetuese për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj.

    Çdo shtrembërim, neglizhencë ose përdorim i gabuar i fuqisë së saj, ulë kredibiletin, për të cilën asnjëherë nuk duhet lejuar.

    Prandaj, urojmë që Kushtetuta e Kosovës të kultivohet dhe të avancojë në frymën e saj demokratike, duke garantuar gjithmonë mbrojtjen e interesave të shtetit dhe duke i trajtuar me përparësi dhe respekt interesat e qytetarëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!