Dy njëzet e pesë vjeçarë kanë humbur jetën në një aksident të rëndë komunikacioni që ndodhur mbrëmë në Leposaviq, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Të dy shoferët u përplasën me vetura, teksa në gjendje të rëndë ndodhet edhe një person.
Rastin e kanë konfirmuar për mediumin lokal Kossev nga Policia e Kosovës.
“Pesë minuta pas mesnate, ka ndodhur aksidenti dhe siç dyshohet sipas rezultateve paraprake të hetimeve, një automjet Audi 6 me targa të Beogradit ka kaluar në shiritin e kundërt të trafikut dhe është përplasur drejtpërdrejt me një automjet Peugeot, i cili po lëvizte në korsinë e tij ka thënë Munish Avdiu, shef i njësitit të komunikacionit në rajonin e PK-së Veri.
Drejtuesit e të dy makinave kanë ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda, kurse trupat e tyre të pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
I lënduari është transferuar me urgjencë në spitalin e Mitrovicës dhe siç thotë sot policia ishte në gjendje të rëndë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.