Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë identifikuar dhe arrestuar edhe një të dyshuar për një vjedhje të rëndë që kishte ndodhur muajin e kaluar në Suharekë.
Siç njofton policia, gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme e stolive të arit, argjendit dhe disa orë dore.
Po ashtu në cilësi të provave materiale është sekuestruar edhe një veturë. I njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Sopijë, Suharekë 29.03.2024 – 18:50. Njësitet policore pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin, me 09.04.2024 kanë identifikuar dhe arrestuar edhe një të dyshuar tjetër mashkull kosovar Gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme e stolive të arit, argjendit dhe disa orë dore. Po ashtu në cilësi të provave materiale është sekuestruar edhe një veturë. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.