×
  • Lajme
  • Botë

    Bideni uron Fitër Bajramin, bashkëndjen me myslimanët në zonat e luftës

    Reporteri
    10 Prill 2024 | 11:59
    Presidenti i ShBA-ve, Joe Biden

    Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në llogarinë e tij në platformën postoi një fotografi urimi për festën e Fitër Bajramit.

    Aty ai po ashtu shkroi se teksa familjet dhe komunitetet myslimane mblidhen për Fitër Bajram, ata gjithashtu reflektojnë lidhur me dhimbjen e ndjerë nga shumë të tjerë.

    “Mendja ime është me ata në mbarë botën që janë duke e përjetuar konfliktin, urinë dhe zhvendosjen, duke përfshirë vende si Gaza dhe Sudani. Tani është koha për t’iu përkushtuar punës për të ndërtuar paqen dhe për të mbrojtur dinjitetin e të gjithëve”, shkroi Biden.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!