Policia në Gjilan ka gjobitur një person pasi i njëjti kur i ishte bërë me shenjë që të ndalonte, ai nuk e kishte bërë një gjë të tillë, shkruan Reporteri.net.
I njëjti është identifikuar nga policia dhe i janë shqiptuar dy gjoba për kundërvajtje, mosrespektim i urdhrit të policit dhe vozitje e rreikshme.
Komunikata:
Identifikohet vozitësi i cili duke bërë vozitje të rrezikshme nuk ndalet në shenjë për
ndalje nga Policia
Gjilan, 10 prill 2024
Policia e Kosovës njësiti patrullues në Gjilan me 06.04.2024 rreth orës 20:00 ne rrugën e “Gjinolleve” ka vërejtur një Automjet Golf duke vozitur me shpejtësi të vrullshëm , të njëjtit i është dhënë shenjë që të ndalet por i njëjti nuk është ndalur dhe ka ikur në drejtim të pa njohur.
Pas veprimeve operative është arrit që të identifikohet vozitësi shtetas i Kosovës, dhe ndaj të njëjtit konform ligjit të trafikut rrugor janë shqiptuar dy gjoba për Kundërvajtje: Mos respektim i urdhrit të policit dhe vozitje e rrezikshme nga njëqind e pesëdhjetë euro dhe një pikë negative veq e veq.
Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë:192; 0385045047001.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.