×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Ta gëzojmë Bajramin të gjithë bashkë në Kosovë

    Reporteri
    10 Prill 2024 | 12:26

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e Fitër Bajramit, në vizitën e tij në Bashkësinë Islame të Kosovës, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën, duke thënë se gjatë muajit të Ramazanit u dëshmua përkushtim, sakrificë, solidaritet dhe njëkohësisht humanizëm.

    Haradinaj ka falënderuar të gjitha ata kanë kontribur që ku muaj të kalojë mirë.

    “T’i urojmë Fitër Bajramin, pra urime, ta gëzojmë të gjithë bashkë në Kosovë, ta gëzojnë shqiptarët të gjithë së bashku. Vërtet gjatë këtij muaji u dëshmua përkushtim, sakrificë, solidaritet dhe njëkohësisht humanizëm. I falënderojmë që gjatë këtij muaji kanë bërë shumë që të jemi bashkë dhe të kalojmë më së miri e në këto ndjenja gëzimi, na përcjell gëzimi gjithnjë”, ka vijuar Haradinaj.

    Myftiu Tërnava gjatë takimit me Haradinajn e njoftoi se gjatë këtij muaji kanë ndihmuar 30 mijë familje me veshmbathje dhe pako ushqimore, por edhe kanë blerë dhe shpërndarë katër banesa, si dhe kanë ndërtuar tri shtëpi të reja, dy në Prizren dhe një në Vushtrri, megjithatë luten që mos të kenë nevojë për këto ndihma.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!