×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    “Hajde trim se kemi me të pritë me tradita të Dukagjinit”, Faton Peci zbulon mesazhet e AAK-së për largimin e tyre nga objekti

    Reporteri
    10 Prill 2024 | 12:51

    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka qenë i ftuar sonte në emisionin DPT te Fidani në ATV ka folur edhe për largimin e AAK-së nga objekti në Ulpianë, shkruan Reporteri.net.

    Sipas tij, AAK ka pasur qasje skandaloze ndaj tij, e e edhe kërcënuese.

    “Ata që më njohin e dinë që kërcënimi tek unë nuk funksionon”, tha ministri Peci.

    “I kuptoj mesazhet edhe të kodume edhe te forma qysh plasohen. Ajo thirrja hajde trim se kemi me të pritë me tradita të mira të Dukagjinit, e di në çka të aludohet. Megjithatë nuk mund ti hy në hak pasi z. Haradinaj ka qenë korrekt në postimin e bërë”, tha tutje Peci.

    “Është e rëndësishme me thënë që kërcënimi tek unë nuk bën punë. Me kërcënim komunimi me mu nuk funksionon, jo se unë jam najfarë trimi, por qashtu e kam formësimin”, tha Ministri.

    Rreth asaj se edhe sa kohë do t’i lejojnë AAK-në në atë objekt, ai tha se tani ka të bëjë me afatin kontraktual, dhe se aty më pas do të vendoset një pjesë e stafit të Ministrisë që ai drejton.

    “Është çështje e mbyllur, tash është ai afati kontraktual pasi ka qenë ai lajmërimi gjashtë muaj. Më pas ne do të fillojmë procesin e renovimit të hapësirave dhe do t’i akomodojmë një pjesë të stafit të Ministrisë së Bujqësisë”, shtoi ministri Peci./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!