×
  • Lajme
  • Lajme / 29 nëntori 2023

    “Nganjëherë më duket që është në Suedi”, Kusari takon për Bajram nënën dhe vëllain e Liridona Ademajt

    Reporteri
    10 Prill 2024 | 13:02

    Juristja e medias, Flutura Kusari ka shkuar sot për vizitë në familjen e Liridona Ademajt, e cila u vra në nëntor të vitit të kaluar, shkruan Reporteri.net.

    Në Facebook, ajo ka publikuar me nënën e Liridonës dhe vëllain e saj.

    “Nana e saj m’tha sot: ende spo me besohet qe nuk e kam ma, pres qe m’thirre ne telefon… kanihere m’doket qe eshte ne Suedi..”, ka shkruar mes tjerash Kusari në Facebook.

    Postimi i plotë pa ndërhyrje:

    Bajrami i pare pa Liridona Ademajn, grua, vajze, nene, e vrare brutalisht.

    Nana e saj m’tha sot: ende spo me besohet qe nuk e kam ma, pres qe m’thirre ne telefon… kanihere m’doket qe eshte ne Suedi…

    Vetem drejtesia e shpejte, pa gabime, profesionale dhe pa nderhyrje mund t’ia lehtesoje dhimbjen familjes se Liridones.

    Leonardi vazhdon me qene shembull i nje djali te ri 24 vjecar dhe shembull se si nje tragjedi kaq te rende e ka perballu me dinjitet dhe maturi te jashtezkonshme.
    Drejtesi per Liridona Ademaj

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!