×
  • Sport
  • Sport / Liga e Kampionëve

    Barcelonës i kthehen dy lojtarë të rëndësishëm kundër PSG-së

    Reporteri
    10 Prill 2024 | 16:22

    Barcelona vazhdon të mbetet pa shërbimet e Gavit dhe Alejandro Baldes edhe për çerekfinalen kundër Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve.

    Të dy lojtarët nuk do të luajnë këtë sezon, por Barça ka marrë lajme të mira për Frenkie de Jong dhe Pedrin, të cilët janë të përfshirë në skuadër.

    Dyshja e mesfushës ishte lënduar në ndeshjen kundër Athletic Bilbaos në fillim të muajit mars.

    Trajneri i Barcelonës, Xavi, ka konfirmuar se të dy lojtarët do të jenë të gatshëm për ndeshje.

    Ai ka insistuar se gjatë ndeshjes ekipit duhet të jetë shumë i kujdesshëm ndaj sulmit të PSG-së të prirë nga Kylian Mbappe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!