Lideri politik i Hamasit, Ismail Haniyeh, ka thënë se tre djemtë e tij dhe disa nipër e mbesa janë vrarë gjatë një sulmi izraelit në Gaza, raporton BBC.
Dëshmitarët kanë thënë se automjeti në të cilin ndodheshin tre djemtë e Haniyeh dhe fëmijët e tyre ishte goditur nga një raketë në kampin Al-Shati në qytetin e Gazës.
Ata ishin duke i vizituar familjarët e tjerë në ditën e parë të Bajramit të Madh.
Lideri i Hamasit ka marrë lajmin e vrasjes së djemve në Doha të Katarit.
Ai ka akuzuar Izraelin për vrasjen e djemve me qëllim që të ndërrojë pozicionin e Hamasit në bisedimet për armëpushim. Ai ka shtuar se kjo nuk do të ndodhë.