Krimet e serbe gjatë luftërave në Ballkan do të diskutohen sërish në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Më 17 prill në një takim të mbyllur në OKB do të merret në shqyrtim një projekt rezolutë që shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Kujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.
Ejup Maqedonci, ministri i Mbrojtjes së Kosovës, tha se rezoluta duhet të votohet jo vetëm për gjenocidin që Serbia ka kryer në Bosnjë por edhe në vende të tjera të Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën.
!Vuçiq dhe politika serbe me vite të tëra janë krah Rusisë dhe njëkohësisht proklamojë se janë të interesuar për integrimin në BE, në vetvete Serbia vazhdon të jetë autokratike dhe vazhdon lidhjet me federatën ruse, në të njëjtën kohë pretendon se synon BE. Vuçiq krahas zhvillimeve të luftës Rusi- Ukrainë, pret një rezultat për të marrë qartë anë. Nuk përjashtohet asgjë (sulm) derisa në Kushtetutën e Republikës së Serbisë, Kosova mbetet pjesë e saj, derisa nuk e njeh si shtet të pavarur, nuk përjashtohet mundësia e një sulmi kur Vuçiq ta shoh të favorshme. Rezoluta në OKB duhet të votohet jo vetëm për faktin e gjenocidit që është zhvilluar në Bosnjë, por se serbët kanë zhvilluar gjenocid edhe në Kosovë, ku janë mijëra civilë të vrarë vetëm ose kanë pasur një përkatësi tjetër etnike nga ajo e serbëve”, tha Maqedonci në EuronewsAlbania.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.