×
  • Lajme
  • Lajme / Siguria

    Ministria e Mbrojtjes e Kosovës: Orientimi ynë drejt NATO-s, i pashmangshëm

    Reporteri
    10 Prill 2024 | 23:35

    Ministria e Mbrojtjes e Kosovës thotë se Forca e Sigurisë së Kosovës po ngritet falë punës dhe angazhimit të secilit pjesëtarë dhe se orientimi drejt NATO-s, është i pashmangshëm, shkruan Reporteri.net.

    “Sukseset e oficerëve e nënoficerëve të Kosovës në shkollime, stërvitje, misione e gara jashtë vendit janë treguesi më i mirë se FSK po ngritet falë punës dhe angazhimit të secilit pjesëtarë dhe se orientimi ynë drejt NATO-s, është i pashmangshëm”, thuhet në njoftim.

    Këtë deklaratë e ka bërë përmes një shkrimi në Facebook derisa ka uruar Oficer Kadet Endrita Brahimin për sukseset e saj.

    “Për përkushtim të veçantë dhe rezultat të jashtëzakonshëm gjatë shkollimit, Oficer Kadet Endrita Brahimi në studimet e saj në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst është shpërblyer me Bexhin e Komandantit të Akademisë”, thuhet mes tjerash.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!