×
  • Lajme
  • Lajme / Moti

    Rënie e lehtë e temperaturave sot, por mbetet mot me diell

    Reporteri
    11 Prill 2024 | 7:11

    Mbetet mot kryesisht me diell edhe ditën e enjtë megjithëse temperaturat pësojnë një rënie të lehtë, në 24C e 25C.

    Era ndryshon drejtimin nga verilindja, e frynë edhe mesatare 5-11m/s. Temperaturat minimale zbresin në 6C e 9C.

    Kryesisht me diell mbetet edhe përgjatë fundjavës, megjithëse vransira kalojnë të premten dhe shtunën.

    Temperaturat maksimale luhaten ndërmjet 23C e 25C, e të hënën, në fillim të javës së ardhshme, sërish mund të shënojnë rritje deri në 27C e 28C.

    Erërat frynë edhe më tutje të lehta dhe mesatare nga krahu verior, e të hënën ndryshojnë kahjen në jugperëndim dhe frynë edhe mesatarisht të fuqishme deri në 14m/s.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!