×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Pse bota s’po kërkon njohjen e Kosovës nga Serbia, padyshim është dështim i Kurtit

    Reporteri
    11 Prill 2024 | 10:40

    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri nuk i ka kursyer sërish kritikat ndaj pushtetit aktual, shkruan Reporteri.net.

    Tahiri në një postim në Facebook, e ka cilësuar të dështuar qeverinë Kurti.

    Sipas saj, është dështim i qeverisë dhe diplomacisë pse bota nuk po kërkon njohjen e Kosovës nga Serbia, por po kërkon Asociacionin nga vendi ynë.

    “Pse bota po kerkon asociacionin nga Kosova ndersa nuk po kerkon njohjen e shtetit te Kosoves nga Serbia – ky padyshim eshte deshtim i Kurtit dhe diplomacise sone- mjerisht!”, ka shkruar Tahiri në Facebook./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!